Ilir Daja: Nuk ka favoritë, ndaj Vllaznisë nuk është deçizive
Trajneri i Partizanit, Ilir Daja foli në konferencën për shtyp në vigjilje të duelit të kreut ndaj Vllaznisë këtë të shtunë në orën 16:00 në “Loro Boriçi”.
Tekniku i të kuqve u shpreh I kënaqur me javën që kanë patur lojtarët nga ndërprerja e kampionatit dhe theksoi se sfida në Shkodër do të jetë tepër e vështirë.
“Nesër do të kemi një ndeshje të vështirë duke parë se Vllaznia ka bërë një kampionat të mirë duke parë se është në vendin e parë, edhe ne jemi mirë duke qenë prapa kryesuesve. Ne do të bëjmë lojën tonë, dihet se loja është e vështirë sepse edhe Vllaznia do të kërkojë të bëjë lojën e vet, ai që do ta kërkojë lojën do të fitojë. Duke qenë se janë dy ekipe që janë dy pikë diferencë, të dyja ekipet kanë shanse 50 me 50, janë dy ekipe që janë rivale, kemi përgatitur ekipin për të marrë maksimumin. Një fitore nuk do të thotë që mbyllet kampionati, por gjendja psikologjike do të jetë e mirë sepse marrim fitore me Vllazninë. Kemi marrë më shumë energji duke çpërfituar nga pushimi, kjo ka bërë mirë sepse don të futemi me ritmin aty ku e kemi lënë duke parë energjitë e rikuperuara”.
Lidhur me formën e skuadrës, Daja dha lajm të mire për grupin e lojtarëve dhe formën e Ferhan Hasanit i cili ende nuk ka dhënë atë që pritej prej tij.
“Kontigjenti është i plotë, është rikthyer Ferhan Hasani, Dominguez përshkak të distancës me vendin tonë nuk është sepse ishte i grumbulluar me kombëtaren, shpresoj të mos më dëmtohet njeri. Hasani nuk ka pasur minuta, ka qenë vendim i stafit mjekësor. Kemi biseduar edhe me stafin mjekësor të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shpresoj që edhe Hasani të nja japi ndihmën sepse ka shumë vlera.”
Në fund në konferencën për shtyp trajneri i Partizanit foli edhe për rinovimet për të cilat sqaroi se i ka shtyrë vet klubi por vuri në dukje se 80 e grupit duhet të ruhet për sezonin e ardhshëm.