Odise Roshi për Ora News: Peng Anglia, të shikojmë përpara

Shqipëria u largua me 3 pikë të rëndësishme nga San Marino dhe në 3 ndeshjet e para eliminatore numëron 6 pikë dhe vendi i tretë në grupin I.

Pas triumfit kuqezi, Odise Roshi si një nga protagonistët e ndeshjes që me aktivizimin e tij ndryshoi ritmin e lojës foli ekskluzivisht për Ora News dhe në reagimin e tij për gazetaren Albana Bejko rrëfeu edhe kalvarin që ka kaluar nga problemet fizike.

“Kam patur një dëmtim të gjatë prej 3-4 muajsh nga ndeshja me Lituaninë. Tani jam besoj më mirë por pas ndeshjes me Andorrën në stërvitje bëra një tërheqje muskulare dhe kam bërë maksimumin që të jem i gatshëm ndaj San Marinos”.

Lidhur me lojën e bërë nga skuadra kuqezi, Roshi e pranoi se pjesa e parë nuk ishte në lartësinë e duhur ndërsa në të dytën rezultatin mund të ishte më I thellë.

“Pjesa e parë me San Marinon ishte jo e mirë ndërsa e dyta mund të shkonte edhe 0-4, 0-5. Besoj se e meritonim fitoren dhe tani shpresoj për ndeshjet e ardhshme”.

Në intervistën e tij ekskluzive për Ora News, mesfushori kuqezi rrëfen edhe pengun e këtyre 3 ndeshjeve eliminatore.

“Pengu i vetëm është Anglia që kishim mundësinë, po të shënonim me rastin e Uzunit, që dihet që është lojtar shumë i mire por i ndodh çdokujt, do të kishim marrë 1 pikë dhe të arrinim 7 pikë në këto 3 ndeshje. Por Anglia dihet që ka një kualitet shumë të madh dhe ok, e pranojmë humbjen me ta”, përfundoi 29-vjeçari intervistën e tij.

Lexo edhe- Qeveria kërkesë FSHF-së: Dorëzoni pasaportat diplomatike