Vllaznia, Djarmati: Për Kupën duhet t’i mposhtësh më të mirët
Vllaznia-Laçi ishte dueli më I fortë që doli nga goglat e shortit në “Air Albania” për gjysmëfinalete Kupës së Shqipërisë. Një sfidë delikate për dy ekipet që po garojnë edhe për titullin në kampionat teksa Dr. Sportiv, Matko Djarmati foli pas përcaktimit të dueleve.
“Laçi është një ndër ekipet më të mira në dekadën e fundit në Kupë. Nëse dëshiron të fitosh një trofe duhet të mundësh ekipet më të mirë në Shqipëri. Është një ndeshje Kupe jo ndeshje kampionati. Finalja është kur mbaron kampionati dhe pas dy javësh mendojmë për Laçin prandaj tani duhet të mendojmë për Partizanin”.
Lidhur me këta të fundit me të cilët do të luajnë nesër në “Loro Boriçi”, Djarmati e vlerësoi si të vështirë dhe duel direkt për titullin.
“Ndaj Partizanit na pret një ndeshje shumë e vështirë një konkurrent direkt për titullin kampion. Kemi një kontingjent me 25 lojtarë dhe absolutisht janë të sigurt që cilido që të luajë do të japë 100% në fushë. Pas kësaj periudhe të vështirë për ne, ishte një 2 javësh shumë i mirë nga ndërprerja e kampionatit dhe jemi përgatitur për këtë ndeshje", perfundoi drejtuesi i klubit shkodran.