Kosova pëson tjetër humbje, përfundon 3-1 me Spanjën

Dy ndeshje, dy humbje për Kosovën në eliminatoret e Botërorit. Dardanët nuk bënë paraqitje të keqe në Sevilla përballë Spanjës që fitoi 3-1 por që nuk e pati shumë të lehtë.

Për skuadrën e Challandes paraqitja ishte dinjitoze teksa Dani Olmo dhe Ferran Torres shënuan në pjesën e parë të dominuar ndërsa në të dytën ishte Halimi që hapi ndeshjen pas një goli pothuajse nga mesi I fushës nga një gafë e portierit spanjoll.

Gjithsesi La Roja arriti të shënonte edhe golin e tretë duke mbyllur ndeshjen me Gerard Morenon. Për dardanët një paraqitje e mirë duhet thënë edhe pse rivali ishte I një niveli botëror.