Mëhilli: PD me Olldashin do të ishte më e mirë, Jozefina nuk duhet të largohej ashtu

Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli u shpreh se nëse do të ishte Olldashi në PD do të ishte një parti më e mirë dhe me një zë të fortë në të.

Mëhilli: Nuk e di se si do të ishte PD me Olldashin, por e di se do të ishte një parti më e mirë. Mjafton fakti që ai do të ishte aty, do të ishte një zë i fortë që gjërat të mos shkonin ashtu sikurse shkuan. Jozefina dhe të tjera janë njerëz me kontributet dhe nuk mund të largohen brenda natës ashtu.

Berisha publikisht ka thënë se kjo listë e PD-së nuk është listë e tij, ndërsa Basha e ka marrë përgjegjësinë e listës dhe ne besojmë atë që thuhet publikisht. Berisha në humbjen e 2017 e kishte për këshilltarë të këqij për këshilltarët e huaja.