Kamberi: Basha ka zhvilluar një fushatë pozitiviste, i përçon publikut një ofertë normaliteti
Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, pedagogu Bjorn Kamberi u shpreh se Basha ka zhvilluar një fushatë pozitiviste dhe se kjo gjë është qasje shumë efektive në një kohë të tillë krizash, ku ofrohet një lider normal de pozitiv.
Kamberi: Basha ka zhvilluar një fushatë pozitiviste. Ne e kemi vlerësuar si të gjetur faktin që opozita po i shpëton tentativës për të ikur nga realiteti, por është duke ju përshtatur këtij realiteti. Të qenit në mazhoranca e kuadron realitetin ku opozita po vepron, për mua me një qasje elegante. Duke arritur që t'ia përçojë publikut një ofertë normaliteti.
Një ndër epërsitë e Bashës është përqasja pozitiviste, sidomos në një krizë të madhe që ka kapluar publikun në raport me pandeminë. Një lider që tejçon një pozitivitet dhe një vetësigurie, përcillet si një element i mirëpritur nga publiku.
PD-ja vjen me një program gjithëpërmasor që përfshin disa plane dhe premtime. Ky program pretendohet se ka ardhur si pasojë e një konsultimi me ekspertë. Basha si një lider i opozitës, pa një mbështetje te teknikëve dhe ekspertëve , gjë e cila krijon edhe një element dikotomie me Ramës si mbreti diell, që është i pakonkurrueshëm.