Mëhilli: Nuk kam qenë dakord me mesazhet e qytetarit dixhital të Berishës, duheshin verifikuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2021, 23:09
Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli u shpreh se ka pasur raste kur nuk ka qenë dakord me një pjesë të rasteve të mesazheve dixhitale që i vinin Berishës sepse duheshin verifikuar.
Mëhilli: Unë nuk ka qenë dakord me mesazhet që ia nisnin të tjerët dhe ai i botonte sikurse ata ia nisnin. Nuk ka të bëjë me qëndrimet e tij, por me mesazhet e qytetarit dixhital, sepse disa duheshin verifikuar, nuk është kaq e thjeshtë, sepse njerëzit i përdorin.
Unë pi kafe me shumë njerëz të tjerë që kanë qenë në parti, dhe me zonjën Topalli kam pirë kafe se e kam mike. Mund të pi kafe edhe me kundërshtarët politikë. Topalli është një grua e fortë dhe më vjen keq që nuk është në PD.