Ja si do të jetë fleta e votimit në 12 qarqet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2021, 19:33
Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve ka miratuar më në fund fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.
Një ditë pasi Komisioni Rregullator e cilësoi veten jo kompetent, Ilirjan Celibashi ka miratuar modelin e fletës e cila përmban emrin e partisë, logon dhe numrin, si dhe listën e kandidatëve sipas qarkut.
Varianti nuk merr parasysh kërkesat e PS ndërkohë që PD ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin. Këto janë fletët e votimit për 12 qarqet. Por kjo flete votimi u ankimua nga PS e PD.