Duvan Zapata bëhet lavazhjer, vë në lojë gruan

Në pritje për rikthimin e kampionateve në fundjavë, Duvan Zapata ka kohë për të bërë edhe shaka me bashkëshorten të cilën e vë në lojë dhe videoja e tij është kthyer virale.


Sulmuesi I Atalantës do të priste rikthimin e bashkëshortes nga aeroporti I Milanos porn ë bashkëpunim me shoferin e tij shndërrohet në një lavazhjer të xhamave të makinave duke I bërë pit stop makinës me gruan e tij.

Fillimisht ajo nuk e njohu pasi ishte kamufluar me maskë, syze dhe kapele por më pas edhe vetë lojtari u dorëzua duke parë se lavazhjerin se bënte mire!