Nuk pyesin për pandemi, agjentët arkëtojnë miliona euro
Duhet të ishte një vit reflektimi në rang botëror për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia por për agjentët e lojtarëve, futbolli është ende shumë fitimprurës edhe në një situatë të tillë aktuale.
Vetëm në Serinë A, janë zbuluar shifra të frikshme të komisioneve për agjentët e futbollistëve duke arritur deri në 140 mln Euro. Edhe pse në rënie në krahasim me një vit më parë ku u nxorrën nga arkat e klubeve 187 mln euro për prokuratorët e futbollistëve, sërish këtë vit kalendarik janë shumë para po të mendosh që vetëm Juventusi ka shpenzuar jo pak por 20.8 mln euro komisione.
Në vendin e dytë është Roma që ka futur në “xhepat” e agjentëve 19.2 mln Euro e ndjekur nga Milani me 14.3 mln euro dhe Napoli 12 mln euro.
Ndërkohë mund të shikoni dhe listën e plotë të klubeve të Serisë A që kanë shpenzuar si komisione për agjentët për shitjet, blerjet apo rinovimet me lojtarët profesionistë.
ATALANTA BERGAMASCA CALCIO S.p.A. € 6.004.805,00
BENEVENTO CALCIO S.r.l. € 1.025.825,08
BOLOGNA F.C. 1909 S.p.A. € 5.489.340,52
CAGLIARI CALCIO S.p.A. € 3.381.960,00
F.C. CROTONE S.r.l. € 962.427,00
A.C.F. FIORENTINA S.p.A € 9.740.062,50
GENOA C. & F.C. S.p.A. € 3.467.171,78
F.C. INTERNAZIONALE MILANO S.p.A. € 9.050.068,29
JUVENTUS F.C. S.p.A. € 20.800.137,97
S.S. LAZIO S.p.A. € 5.529.679,43
A.C. MILAN S.p.A. € 14.315.291,95
S.S.C. NAPOLI S.p.A. € 12.080.740,79
PARMA CALCIO 1913 S.r.l. € 4.853.818,32
A.S. ROMA S.p.A. € 19.241.912,00
U.C. SAMPDORIA S.p.A. € 4.013.084,00
U.S. SASSUOLO CALCIO S.r.l. € 5.823.103,00
SPEZIA CALCIO S.r.l. € 876.132,14
TORINO F.C. S.p.A. € 3.461.175,00
UDINESE CALCIO S.p.A. € 3.992.809,86
HELLAS VERONA F.C. S.p.A. € 3.906.049,46
Për të përforcuar idenë që agjentët e futbollit përfitojnë edhe në një krizë globale mjafton të lexosh që edhe në Serinë B, vetëm Empoli ka dhënë 5.5 mln euro e ndjekur nga Monza me 2.2 mln Euro.