Planifikuan rrëmbimin e sipërmarrësve italianë për një grup terrorist, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Autoritetet policore italiane kanë arrestuar sot dy shtetas shqiptarë e një italian me akuzën e sekuestrimit të personit për qëllime terroriste. 

Të arrestuarit janë shqiptarët Fredi Frrokaj, 43 vjeç, Olsi Mitraj, 41 vjeç dhe italiani Alberto Zanini. 

Të dy shqiptarët jetojnë në komunën Gussago në provincën e Brescias.

Hetimet komplekse të Prokurorisë së Romës zbardhën se këta persona organizuan dërgimin në Turqi me qëllim rrëmbimi të dy sipërmarrësve italianë për llogari të grupit terrorist Hay’at Tahrir a-Sham të lidhur me Al Kaeda.

Ata akuzohen për sekuestrimin në Turqi të sipërmarrësve Sergio Zanotti  e Alessandro Sandrininë prill 2016. 

Falë punës e bashkëpunimit të investiguesve italianë u mundësua lirimi i tyre në pranverë të vitit 2019.

Sipërmarrësi italian Alessandro Sandrini nga ana e tij akuzohet se ka bashkëpunuar fillimisht me rrëmbyesit shqiptarë për të simuluar rrëmbimin e tij me qëllim shkëmbim parash, por që sapo ka mbërritur në Turqi është dorëzuar peng në duart e grupit terrorist të Al Kaedas.

Sipërmarrësi nga Brescia u zhduk në Turqi në tetor 2016 dhe u shfaq sërish në maj 2019,