Pano: Një monument heroi në qytetin e Tiranës do t'i jepte dinjitet qytetarisë së këtij vendi

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, pastori Akil Pano u shpreh se shoqëria jonë vazhdon që të jetë moskokëçarje për ngjarje që na rrezikojnë jetë.

Pano: Vras mendjen një magazinë 1000 metra katrorë, duhet të ketë fikse zjarri, dalëse dhe tubacione uji që aktivizohen kur ka zjarr. Për të mos vazhduar më pas me aksesorë që lidhen me tymin dhe zjarrin e që japi alarmin.

Ne vazhdojmë që të jemi moskokëçarjen për ngjarje që na rrezikojnë jetë. Këtu kalohet rruga kur semafori është i kuq. Ose në raport me ushqimet që blejmë çdo ditë apo hormonet për bimët.

Elementi i heroi dhemb në këtë rast, sepse imagjino fëmijën që do të rritet pa babain e tij. Kur shikoj Arjanin dhe ata që ka shpëtuar ai është një kthim i heroit. Një monument i heroi në qytetin e Tiranës do të ishte diçka që do t'i jepte dinjitet qytetarisë së këtij vendi.