Budina: Arjan Sala pati ndikim mediatik, prandaj Rama i dha atë titull
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2021, 22:24
Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, regjizori Robert Budina u shpreh se në rastin e Arjan Salës nëse do të ishin marrë masat dhe do të kishte një shtet do të ishin shpëtuar jetë, që varen nga menaxhimi.
Budina: Nëse do të ishin marrë masat dhe do të kishte një shtet do të ishin shpëtuar jetë, që varen nga menaxhimi. Prandaj ne duhet të reflektojmë që të bëhet puna si duhet dhe jo të reagojmë pasi vdes dikush. Ai pati një impakt mediatik më të madh prandaj mori një vendim të tillë kryeministri.
Kur bëheshin protestat zjarrfikëset furnizoheshin me ujë, ndërsa kur vjen puna për të shpëtuar jetë nuk paskan ujë. Ne duhet të ndërrojmë mentalitet dhe të reflektojmë që të mbajmë përgjegjësi.