Berat: Thyhet me gur xhami i derës së zyrës elektorale të PS-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2021, 11:02
Dera e zyrës elektorale e Partisë Socialiste në lagjen "30 Vjetori" në Berat është thyer me gurë.
Zyra elektorale ndodhet në anë të rrugës kryesore të qytetit. Thyerja është konstatuar rreth orës 07:30 të mëngjesit dhe më pas është njoftuar policia. Pasi kanë mbërritur në vendngjarje, ekspertët janë duke kryer veprimet
Policia po sekuestron kamerat për të mësuar më shumë dhe asaj çfarë dhe si ka ndodhur
Nga ana e drejtuesve të Partisë Socialiste të Beratit nuk ka ende asnjë reagim.