Korçë/Gruaja me aftësi të kufizuar 6 muajshme shtatzënë, burg 20 vjeçarit, pritet ADN-ja

Gjykata e Korçës vendosi sot të mbajë në qeli 20 vjeçarin K. K i akuzuar për abuzim seksual me të 43 vjeçere me probleme të shëndetit mendore cila rezulton se është 6 muajshe shtatzanë.

Në seancën me dyer të mbyllura, i riu mësohet se përmes avokatit ka pranuar faktin se ka pasur marrëdhënie seksuale me gruan të cilësuar të paaftë për të mbrojtur veten.

Ngjarja ndodhi më 26 mars 2021 në fshatin Miras të Devollit.

Në këto kushte, dhe bazuar mbi kërkesën e prokurores Odeta Todorushi, gjyqtarja Luljeta Kole ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 20 vjeçarin Karuni.

Historia e abuzimit u zbulua tre ditë më parë në fshatin Miras të Devollit nga familjarët e 43 vjeçares.

Nën praninë e një psikologeje, ajo vetë ka rrëfyer abuzimin seksual, duke fajësuar 20 vjecarin , ndërsa analizat konfirmuan se shtatzaninë.

Pas kësaj dëshmie policia arrestoi të riun, ndërkohë që prokuroria mësohet se ka urdhëruar analizë të AND për të vërtetuar atësinë e fëmijës.

Në më shumë se një vit pandemi, në vendin tonë janë zbuluar disa raste tronditesë të abuzimit seksual me persona me probleme të shëndetit mendor dhe minorenë.

Disa ditë më parë, gjykata e Lushnjes, dënoi me 8 vite burg një 56 vjeçar duke e shpallur fajtor për abuzim seksual me të të re me probleme të shëndetit mendor.

43 vjeçarja jetonte me dajën dhe hallën pasi nuk ka familjarë të tjerë.

Lexo edhe: Akuzohet se abuzoi dhe la shtatzënë gruan me probleme të shëndetit mendor, arrestohet 20-vjeçari