Gjikondi: Figura si Arjan Sala duhen stimuluar në shoqëri, jo ata që kanë para e pushtet politik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2021, 22:39
Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, juristja Brizida Gjikondi u shpreh se figura si Arjan Sala duhet të stimulohen në shkollë dhe në familje, jo ata që kanë para dhe pushtet politik.
Gjikondi: Këto figura duhen stimuluar edhe në shkolla e në familje. Të mos stimulohen figura bosh që kanë para dhe pushtet politik. Gjithçka fillon te shkolla. Ne gjithmonë i godasim idhujt tanë. Ne jemi bërë shumë agresiv si komb.
Çdo figure i gjejmë ndonjë yçkël. Po të shikojmë Greqinë dhe Italinë, ata e studiojnë mitologjinë e tyre dhe përmes saj mësojnë vlerat. Këto figura simulojnë vlera, se njeriu është si një bimë që duhet ushqyer që të prodhojnë vlera mirësie.