Dom Gjergj Meta: Shumë e akuzojnë Papën si globalist të majtë, vetëm i tillë nuk është

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, dom Gjergj Meta u shpreh se shumë e kanë akuzuar Papën si globalist në optikën e majtë, por sipas tij Papa nuk është i tillë

Meta: Shumë e kanë akuzuar Papën si globalist në optikën e majtë. Gjithçka mund t'i thuash Papës, por jo glabalist. Ai thotë se duhet t'i ikim atyre populizmave përjashtimeve raciste, homofobë dhe ksenofobisë që në emër të një grupi apo raca të tjerët janë të këqij.

Ai thotë që të mos e përdorim termin pakica sepse ëhstë përjashtues. Ai thotë se duhet të jetojmë të gjithë bashkë. Edhe thirrjet e tij për hapjen e kufijve për imigrantët janë në këtë kuadër. Ai pohon se nëse nuk je i rrënjosur në identitetin tënd dhe në kulturën tënde, sepse rrënjosja në historinë e vendit apo kombit, më bën mua më të aftë për të marrë pjesë në globalen.

Nëse e konsideroj eksperiencën time si speciale, atëherë do të biem në racizëm dhe në ksenofobizëm, ashtu sikurse ra edhe nazizmi.

https://youtu.be/buwYt673LfM