Dom Gjergj Meta: Akti i Arjan Salës shembull që na shkundi nga përditshmëria dhe elementi politik

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, dom Gjergj Meta u shpreh se akti i Arjan Salës ishte një shkëputje nga ajo rutina e përditshme e elementit politik dhe një model për shoqërinë.

Meta: Akti i Arjan Salës ishte një shkëputje nga ajo rutina e përditshme e elementit politik. Kjo ngjarja e gati-gati e ndërpreu këtë rrjedhë dhe ngacmoi brenda nesh ato dëshira për të qenë hero. Ai e bëri konkretisht këtë gjë.

U duke sikur shoqëria jonë kishte nevojë për një model të tillë. Kjo është një fatkeqësi sepse ai la grua dhe fëmijë, por u duke sikur shoqëria shqiptare u shkund dhe doli në pah dëshira për të pasur shembuj të tjerë njerëzish, përpos atyre që na serviren në jetën e përditshme.

Njerëzit e heshtur tek dera përkarshi
"Rasti i Arjanit na tregoi se ka shumë njerëz të heshtur që ne nuk i njohim. Ne nuk do ta kishim njohur këtë djalë flori po të mos kishte ndodhur ajo që ndodhi.

Detyra jonë është tia vëmë veshin këtyre njerëzve që kemi në jetën e përdtishme. Këtyre heronjve të derës përkarshi. Duhet ti vlerësojmë, ti dimë se ku janë. Janë njerëz që zënë vetëm hapësirën e tyre, nuk zhvasin hapësirë, nuk blejnë hapësirë.  Arjani na dha një shembull të madh pavarësisht kostos që mori mbi vete"

https://youtu.be/buwYt673LfM