Debreshi: Kanë vdekur minatorë dhe nuk kanë marrë shpërblime e as nuk janë shpallur heronj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2021, 22:19
Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kandidati i pavarur Elton Debreshi u shpreh se kanë vdekur minatorë dhe kanë lënë familjen mes rrugëve dhe nuk kanë marrë shpërblime dhe nuk janë shpallur heronj.
Debreshi: Kanë vdekur minatorë dhe kanë lënë familjen mes rrugëve dhe nuk kanë marrë shpërblime dhe nuk janë shpallur heronj. Këta njerëz nuk kanë status dhe nuk marrin një pension. Nëse një person vritet në galeri gjithmonë faji i ngelet viktimës.
Ka pasur raste që familjarë kanë shkuar në gjyqe për të marrë atë 60-milionëshin në këto raste dhe shumica pak gjë kanë marrë edhe pse shumicën e herëve ka pasur vdekje në miniera. Shumicën e herëve jemi në si shokë që i kemi ndihmuar njerëzit në këto raste.