Me bori e flamuj blu fierakët presin kryetarin e PD-së, Basha: Era e ndryshimit po vjen

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u prit me entuziazëm edhe në qytetin e Fierit.

Paraditen e sotme simpatizantët e PD kishin vendosur në shesh një banderolë ku shkruhej "Mirësevjen kryeministri Basha."

Ndërsa gjatë rrugës mbështetësit e PD-së me makina duke i rënë borive dhe valëvitur flamujt e PD-së mirëpritën Bashën në qytet.

Pavarësisht masave dhe rregullave anticovid, pak kush u kujtua për to.

Megjithatë kreu i PD-së u kërkoi mbështetësve të tij të bëjnë kujdes dhe vendosnin maskat.

"Era e ndryshimit po vjen. E dëgjoj dhe e shikoj tek ju. Të gjithë të bëhemi bashkë më 25 prill të çlirojmë vendin nga e keqja. Një çlirim shpirtëror dhe nga stresi që na ka përfshirë në këto 8 vite" u shpreh Basha.

Basha tha se ka një plan konkret për frenimin e të rinjve për të mos u larguar nga atdheu dhe shfrytëzimin e potencialit nëntokësor të Shqipërisë.

Lexo dhe: “Do dhe 8 vjet të na shtypi, fëmijët na ikën nëpër botë” Socialistja e zhgënjyer dhe nëna i dalin para Bashës në Fier

Pritje e tillë kreut të demokratëve i është bërë edhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa nuk kanë munguar thirrjet për “fitore” dhe “Rama ik.”


Por takimi në Fier u bë objekt për replikash. Pritja elektorale në Fier kthehet në fushë replikash midis Bashës dhe Ramës

Shikoni videon:

https://youtu.be/JabCg5arb4c