Shikoni trafikun kilometrik nga Kashari deri në Astir

"Automjetet që dalin nga Tirana, pra që vijnë nga pallati me shigjeta ose nga ura."

Ky ishte premtimi i dy javëve më parë i ministres Belinda Balluku. Por ende hyrja në kryeqytet mbetet një sfidë e vërtetë.

"U lirua rruga, ja si është trafiku në Tiranë. Të mbytesh fare është," thotë një qytetar.

Këto pamje janë në mbikalimin e Kamzës rreth orës 11 të së martës ku vetë udhëtarët tregojnë që vargu është edhe më i gjatë.

"Nga Durrësi 40 minuta vrap për të shkuar në takim," thotë një tjetër.

Këtu automjete gjenden ende larg rreth rrotullimit, por edhe për të mbërritur deri këtu udhëtarëve u është dashur të presin më shumë se gjysmë ore.

"Gjysmë ore. Nga mbikalimi i Kasharit deri këtu po qëndroj në trafik," thotë shoferi.

Edhe një orë më pas panorama mbetet e njëjtë, vuajtje dhe sfide për të hyrë në rrugët e kryeqytetit ku përballja vazhdon me akse të tjera të bllokuara.

Por jo vetëm trafik. Balluku premtoi dhe hapjen e tunelit të tretë, por me sa duket edhe kjo mbetet e largët.

"Ne shpresojmë që shumë shpejt, brenda 2 javëve të ardhshme të hapim dhe tunelin e tretë," tha Balluku.

Për ndërtimin e unazës së madhe është llogaritur një kosto prej 330 milionë eurosh, ndërsa segmenti sheshi Shqiponja pallati me shigjeta ka sjellë jo pak akuza politike.

https://youtu.be/4tnhEaGbtkE