Defekt teknik në motor, përfshihet nga zjarri makina e Franceska Jaces
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2021, 22:20
Makina e modeles Franceska Jace u perfshi nga zjarri mbremjen e te henes, 29 mars. Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”.
"Ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”, në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë"njoftoi policia.
Në momentin e ngjarjes makina ka qenë e parkuar dhe ka qenë një nga familjarët që kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen pasi kanë konstatuar tym në pjesën e motorit. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shmagur dëme të mëdha në mjet, i cili është djegur pjesërisht në pjesën e përparme.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në motor, por do të jetë grupi hetimor që do të zbardhë rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit.