Zgjedhjet "largojnë" Bledi Çuçin, kompetencat e tij ia kalon zëvendësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2021, 11:48
Bledi Çuçi ka vendosur ti delegojë kompetencat e ministrit të Brendshëm zv/ ministrit Besfort Lamallari për gjatë kësaj periudhe elektorale.
Urdhri i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton largimin Çuçit nga ushtrimi i detyrës nga 25 Marsi, dite e nisjes së fushatës elektorale e deri më 30 prill. Çuçi e bazon vendimmarrjen, në zbatim të Kodit të Procedures administrative dhe në ligjin për funksionimin e Këshillit të Ministrave.
Bledi Çuçi mori drejtimin e Ministrisë së Brendshme para tre muajsh, kur Sander Lleshaj dha dorëheqjen pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.
Ngjarja mori përmasa shqetësuese ne opinionin shqiptar dhe u pasua nga protestat e grupeve të të rinjve në Tiranë.

