Pano: Në vendin tonë nuk ka kufij se si mund ta marrësh votën, denigrojnë kandidatët

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, pastori Akil Pano u shpreh se në vendin tonë nuk ka kufij se si mund ta marrësh votën sepse është blerë dhe është vjedhur.

Pano: Në vendin tonë nuk ka kufij se si mund ta marrësh votën. Është blerë dhe vjedhur, është denigruar kandidati përballë vetëm për të marrë votën. Kjo ndodh sepse politikën e shohin pushtetin si një qëllim të fundmë të jetës.

Në fund të ditës kuptojmë se jemi qenie të papërsosura dhe ka nevojë që të qëndrojmë krah njëri-tjetrit dhe krah atij boshtit të vlerave. Të diskutosh për vdekjen do të thotë që të ridimensionosh kufijtë e jetës.