Rama bën "gjinekologun": Trompoza nga kontraceptivët, jo nga "AstraZeneca"

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit me “AstraZeneca” në ambjentet e shkollës Edith Durham.

Me mësuesit që vazhdojnë të kenë frikë nga vaksinimi, nxitur edhe nga lajmet në Europë ku nuk kanë munguar as viktima, kreu i qeverisë ka marrë për pak caste rolin e ekspertit shëndetësor.

Lexo edhe: Durrës, mësuesit bojkotojnë vaksinimin

Rama u tha mësuesve që ishin vaksinuar se, vaksinat e "AstraZeneca" që ka marrë Shqipëria janë seri tjetër nga ato që kanë pezulluar shtetet europiane, ndërsa shtoi se trombozat nuk kanë ardhur nga vaksinat por nga përdorimi në masë i kontraceptivëve.

Edi Rama: Plus që kanë dalë tani plot të dhëna edhe për ato...

Silva Bino: Efektet anësore

Edi Rama: Jo, jo. Kanë dalë të dhëna edhe për apat e parandalimit të rritjes së popullsisë.

Silva Bino: Ah, për kontraceptivët.

Edi Rama: Po pra, po

Silva Bino: Kontraceptivët dihet që shkaktojnë...

Edi Rama: Ka raste të jashtëzakonshme që janë...

Silva Bino: Të rralla

Edi Rama: Por që nuk janë fare pjesë e problemit

Lexo edhe: Vaksinimi me “AstraZeneca”, pyetja e ekspertit: A mund ti besohet një mashtruesi?