Përplasja politike në Elbasan, Meta: Eksperimentet me grupe paramilitare do kenë veprime të paimagjinueshme
Në të parin reagim të tij publik për përplasjen në Elbasan mes militantëve të PD dhe PS në Ditën e Verës, presidenti Ilir Meta bëri thirrje të shmangen eksperimentet me grupet paramilitare pasi do të marrin si përgjigje veprime të paimagjinueshme.
Lexo edhe: “Luftë” politike për Ditën e Verës në Elbasan, grushta dhe fyerje mes militantëve të PS-PD
Në konferencën për gazetarët, Meta drejtoi gishtin nga mazhoranca për përplasjen e axhendës mes Bashës dhe Ramës.
Ilir Meta: Të jeni të sigurt që nuk ka forcë që e ndal presidentin për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, aq sa do të jetë e gjithë mundësia sepse që të themi që me këtë kapie të medias, presione, ku Kryeministri bën edhe veprime të dhunshme ndaj gazetarëve, bëhen akte të tilla të shëmtuara, montazhe të kandidatëve për deputetë të opozitës për ti shpërfytyruar, bullizëm i marrë ku vende të tjera do të ishin ngritur në këmbë me kohë për ti treguar vendin cilido që mendon se mund të shtypë, mund të dhunojë një popull të tërë, një shoqëri të tërë dhe të parafiksojë rezultatin e zgjedhjeve sipas porosisë që merr nga bandat ndërkombëtare dhe lokale, siç i patë ata të Elbasanit. Janë të gjithë me tendera dhe probleme ata, dhe kanë dalë atje për të mbrojtur pasuritë e tyre krimninale dhe asgjë tjetër. Le të bërtasë kushdo "Meta ik", nuk shqetësohem fare. Pse duhet me reagu me dhunë ndaj dikujt që bërtet Meta ik? Pse i përplasin aktivitetet në të njëjtën kohë, e kujt është përgjegjësia? Përgjegjësia është e atij që ka bashkinë, e atij që i kontrollon dhe policinë. Eksperimente të tilla me grupe paramilitare nuk duhet të ekzistojnë sepse do të ketë veprime të paimagjinueshme për ata që duan të terrorizojnë shqiptarët.
Lexo edhe- Bardhi: Ja “të fortët” e Ramës që prishën festën në Elbasan