Kryemadhi: Programi ynë 'Mëso dhe Fito' mundësi për të krijuar dhe qartësuar idetë për rrugën që do të ndjekësh

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi,  ka zhvilluar një takim në një biznes Call Center në Tiranë, për të biseduar me të rinjtë mbi mbështetjen që programi zgjedhor i LSI ofron për biznesin dhe punësimin.

Ajo u shpreh se pavarësisht shkollimit që kanë të rinjtë, Call Center-i është një lloj biznesi që ofron një pagë  shumë të mirë.

"Pavarësisht se çfarë shkollimi bën, Call Center sot është një lloj biznesi që ofron një pagë shumë të mirë. Vërtet ti merr një prioritet në degët e universitetit, por kur mbaron universitetin, prapë je i paqartë se cilat janë hapat që do të hedhësh në vijim, dhe ndoshta kjo pjesa e Call Center është edhe një gjë e mirë," tha Kryemadhi.

Kryemadhi ndër të tjera prezantoi dhe një nga programet e LSI është 'Mëso dhe Fito', kështu të rinjtë kanë mundësi që perveç shkollimit të kenë mundësi edhe për të qartësuar idetë e tyre se çfarë rruge do të ndjekin në të ardhmen.

"Ne prandaj e kemi të përfshirë edhe në programin tonë, me ‘Mëso dhe Fito’ që mund të jesh edhe në shkollë, por edhe punon, për të krijuar në këtë mënyrë një lloj mundësie edhe për të qartësuar idetë e tua për atë rrugë që do të ndjekësh nesër," tha Kryemadhi.