Në 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA, mesazhi i rëndësishëm i ambasadës amerikane
Sot bëhen 30 vite që nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike mes vendit tonë dhe SHBA-së.
Ambasada Amerikane në Tiranë nëpërmjet një postimi në Twitter e kujton datën 15 mars të vitit 1991 si një datë të rëndësishme për dy vendet.
Postimi i plotë:
"Sot ne festojmë një datë shumë të rëndësishme! 30 vjet më parë, më 15 mars 1991, SHBA-ja dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet e tyre diplomatike. Për të festuar këtë datë të rëndësishme për vendet tona, ne i kërkuam ish-Ambasadorëve Amerikanë që t'i dërgojnë një mesazh popullit shqiptar.
Përgjatë kësaj jave, ne do të postojmë mesazhet e këtyre Ambasadorëve & do të festojmë së bashku këtë datë të rëndësishme. Ambasada Amerikane në Tiranë u hap në 1 tetor 1991 & Ambasadori i parë në SHBA në Shqipëri ishte William Edwin Ryerson."
Sot ne festojmë një datë shumë të rëndësishme! 30 vjet më parë, më 15 mars 1991, ?? & ?? rivendosën marrëdhëniet e tyre diplomatike. Për të festuar këtë datë të rëndësishme për vendet tona, ne i kërkuam ish-Ambasadorëve Amerikanë që t'i dërgojnë një mesazh popullit shqiptar.
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) March 15, 2021