Shiu dhe era "zhveshin" Durrësin nga dekori i Ditës së Verës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2021, 09:39
Reshjet e shiut dhe era që përfshinë gjatë natës Durrësin kanë shkatërruar të gjithë dekorin e sheshit qëndror të qytetit që ishte vendosur për festimet e Ditës së Verës.
Rekuizita për 14 Marsin nuk njihet më, ndërsa janë rrëzuar edhe flamujt festivë me ngjyra.
Po ashtu janë dëmtuar edhe mbishkrimet mbi tabelat dhe objektet e ekspozuara si instalacione që uronin Ditën e Verës për banorët.
Në orët e para të mëngjesit punonjësit e gjelberimit të qytetit kanë shkuar për të riparuar dekorin e dëmtuar.