Xhiro në Laprakë me pistoletë në brez, arrestohet i riu libanez

Një 20-vjeçar  nga Libani është arrestuar nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se kishte marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Laprakës.

Menjeherë është organizuar puna për lokalizimin, kapjen dhe prangosjen e tij.

"Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, Forca e Posaçme "Shqiponjat" ka bërë të mundur që në rrugën "Lord Bajron" të lokalizonte personin e dyshuar dhe ta shoqëronte atë në ambientet e Policisë.  Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit libanez M. B., 20 vjeç, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje"" njofton policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.