Situata me mbetjet në kryeqytet mbetet problematike, plehrat "mbysin" koshat e mbeturinave
Menaxhimi i mbetjeve në kryeqytet është një nga problemet që vazhdon të shqetësojë banorët.
Ato çfarë ka deklaruar kryebashkiaku i Tiranës duket se mbetën vetëm fjalë pasi situata paraqitet totalisht ndryshe.
Ora News ka bërë një vëzhgim përgjatë zonë së Astirit dhe shumica e koshave të mbeturinave kanë qenë të tejmbushur, madje në pjesë të ndryshme janë derdhur edhe në mes të rrugës.
Banorët shprehen të shqetësuar për këtë situatë. Ndërkohë qeveria vetëm pak ditë më parë ka njoftuar se parashikon të marrë 50 milion euro kredi për menaxhiumin e mbetjeve. Më 5 mars ka mbërritur marrëveshja e financimit me qeverinë federale të Gjermanisë në Kuvend.
Lexo edhe: Shqipëria marrëveshje me Gjermaninë, 50 milion euro kredi për menaxhimin e mbetjeve
Për sa i përket ndarjes dhe diferencimit të mbeturinave, gazetari i Ora News, Endi Mullaj na tregon se mbeturinat hidhen në një kontejner, nuk ka diferencim.