Politikani Rama përballë medias, Koka: E nisi në 2001 duke ofenduar një gazetare dhe po e mbyll me dhunë

Ngjarja ku kryeministri Edi Rama shtyhu gazetaren, Edona Haklaj pasi nuk kishte maskë shkaktoi jo pak debat në opinionin publik të cilët e dënuan ashpër këtë veprim të Ramës ndaj Haklajt.


Rama gjatë një deklarate për shtyp i tha gazetares që të shkonte të merrte maskën, por duke qenë se ajo në fillim hezitoi ai e shtyu me dorë dhe e largoi.


Gazetari Bledian Koka në studion e emisionit "Ditë e Re" e quan një akt të përsëritur pasi dhe në 2001 kur ai mori mandatin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë ka bërë të njëjtën gjë duke "masakruar" një gazetare për faktin e mospranimit të kritikave.


"Në 2001 z.Rama e ka filluar fiks me të njëjtën gjë. Sapo mori mandatin e Bashkisë në 2001 me një kolege shumë të nderuar tonën, Ornela Joti ka bërë të njëjtën gjë. Zoti Rama për shkak sen uk duronte kritikën, që atëhere kishte probleme me kritikën dhe pse ishte një bohem i cili kishte ardhur me nëj frymë të re. Shijak TV ishte shumë kritik ndaj mënyrës si qeveriste Rama dhe koha i dha të drejtë pasi Tirana me atë vizion u shkatërua dhe u bë ky "qelbsilliku" që kemi me kulla dhe jo vetëm.

Një nga pyetjet kritike që i bëri ishte një çështje me lule dhe ai i'u kthyer "Kjo që bën është prostitucion mediatik". Praktikisht Rama po i thoshte asaj që ti po bën prostitucion mediatik dhe diçka më shumë. Por, mos të linte diskutime nga mbrapa i' i the prostitur, nuk i the prostitut' i tha që kjo që bën ti quhet prostitucion mediatik Gazetarja gjatë gjithë kohës e ruajti etikën e vet dhe pse ai e masakroi në mes syve të gazetarëve. Rama e nisi ashtu duke sulmuar një gazetare femër në 2001 dhe praktikisht po e mbyll ashtu duke dhunuar, në këtë rast duke vendosur dorën ndaj një gazetare vajzë në 2021. Fiks 20 vjet asnjë ndryshim i njëjti person, e njëjta arogancë. E ka nisur në 2001 duke ofenduar një femër dhe e mbyll në 2021 duke dhunuar një femër"- thotë Koka.

Përgatiti për online Françeska Kordalli