Edi Rama, elektoratit të opozitës: Kushdo të përfundojë si mish tavoline si pulat e Gon Dukës, le të rrijë me pakicën


Kryeministri Edi Rama prezantoi sot planin e veprimit 2021 – 2025 për pagat, taksat dhe biznesin.

Në stilin e tij “One Man Show” Rama u kujdes tu drejtohej  të zhgënjyerve nga qeverisja e tij 8 vjeçare.  

 “Sovrani ka pakënaqësi drejt nesh me të drejtë, por populli e di se ne jo vetëm nuk i kemi bërë bisht gjërave të vështira, por punët më të vështira kanë qenë dhe gjëja më e mirë që kemi bërë dhe përmend: Reformën e energjisë, reformën e pronës..”

Ndërsa një vend të veçantë në fjalimin e tij patën dhe elektorati i opozitës të cilët i quajti njerëz të mirë por ‘tapë nga tifozlliku partiakë

“Si mund të tallen këta me të gjithë ju o njerëz të mirë që punoni e fitoni me punë të ndershme e atë pagë e çoni në familje. Si mund të tallen deri në fund me ata të verbuar dhe të shurdhuar politikisht që sytë e veshët i kanë top por mëndjen i kanë tapë nga tifozllëku partiakë e i votojnë akoma edhe pse janë gati ti fusin duart më thellë në xhep duke lënë në xhepin e atyre që me llafe i kanë bërë copash si shokët e mi oligarkë, ndërsa në xhepat e tyre do lënë më shumë se gjysmë miliardë dollarë  në 4 vjet."

Vjen dhëndri i Saliut e Ilirit me qesen e Monikës dhe taborin ujitës të krushqëve dhe me rikthimin e taksës së sheshtë, premton  në fakt u fal 200 milionë dollarë. Pastaj kismet.”

Madje shkoi deri atje sa u bëri thirrje të bëjnë kujdes sepse mund të përfundojnë si pulat e Gon Dukës mish në tavolina.

“O njerëz a do ta kuptoni apo nuk do ta kuptoni, dhe kur do ta kuptoni e kam me të gjithë ata që ende ju venë atyre pas që këta nuk janë për ju e as për Shqipërinë por vetëm për xhepin e rrethin e tyre. Sic kanë qenë gjithmonë sa herë ju ka rënë Shqipëria në dorë e e kanë çuar në lesh dhie.

Nejse, kushdo që do të përfundojë si pulat e Gon Dukës që rriten me drita artificiale dhe përfundojnë për mish tavoline le të rrinë pakicë me pakicën se ne do të vazhdojmë të jemi me shumicën e për shumicën."

Premtimet e Ramës: Në fund të mandatit paga minimale 40 mijë, më 1 janar 2022 hiqet taksa mbi pagën