Depresioni po vret/Tre viktima në Gjirokastër e Tiranë, dy u hodhën nga pallati, i riu vetëvritet me armë zjarri

E hëna e kësaj jave nisi me një bilanc tragjik të vetëvrasjeve, me tre viktima, 2 në qarkun e Gjirokastrës dhe 1 në Tiranë.

Akti i parë i vetëflijimit u regjistrua rreth orës 08:45, në lagjen "Granicë" të  Gjirokastrës. Shtetasia F. K., rreth 40 vjeçe, në gjendje të rënduar depresive,  është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Pak orë më vonë, në 10:55, në lagjen "Partizani" të Përmetit, shtetasi Xhelil Muço rreth 78 vjeç, në gjendje të rënduar depresive,  është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Sipas dëshmitarëve okularë, 78-vjeçari para se te kryente aktin ka vendosur një jastek te parmaku i dritares dhe më pas ka thirrur "O Zot me merr të lutem" dhe menjëherë është hedhur.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan viktimat drejt aktit të flijimit.

Akti i fundit fatal u krye në Tiranë. Rreth orës 13:30, në rrugën "Andon Zako Çajupi", në banesë, në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi M. M.,  27 vjeç.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.