Ora News te vila e verdhë në Vorë, bashkëshortët e kthyen katin e tretë në serë për kultivimin e kanabisit
Kjo është banesa në Vorë, katin e tretë të silës një çift bashkëshortëshe kishin kthyer në një fermë të kultivimit të kanabisit.
Klejdian dhe Anita Zeqo prej vitesh jetonin në këtë banesë në zonën e Vorës, ku gjatë operacionit janë sekuestruar 3.6 kg hashash si dhe disa fidanë e fara kanabisi, të cilat do të përdoreshin për mbjellje.
Bashkëshortët Zeqo duket se e kishin menduar mirë mënyrën e prodhimit të lëndës narkotike, pasi kishin blerë të njëjtat pajisje me ato që përdorin prodhuesit e kanabisit në Londër.
Lexo edhe: Përshtatën vilën në Vorë për kultivim kanabisi, në pranga çifti i bashkëshortëve
Ky operacion vjen vetëm pak ditë pas finalizimit të një plani operacional "për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e vendit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike të kryer nga uniformat blu ku u angazhuan rreth 2 mijë forca policie.
Përkundër shumë orë këkimesh të kryera, policia në njoftimin zyrtar për mediat thotë se pas kontrolle të ushtruara si në banesa, ish-objekte ushtarake si dhe objekte të hapura nuk është konstatuar asgjë e paligjshme.
Ndërkohë operacioni "Vila" në Vorë ka rezultuar i suksesshëm vetëm pas bashkëpunimit me qytetarët.