"Mblidh pëllumbat", PDIU-Ramës: Rrugëtimi yt “rrumpallhane” me Shqipërinë e shqiptarët përfundon më 25 prill

Deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili nuk kurseu etiketimet ndaj kryetarit të PDIU Shpëtim Idrizi dhe Sekretares së Përgjithshme Mesila Doda, kanjë sjellë edhe një reagim të fortë të degës së PDIU në Tiranë.

Lexo edhe: “Qytetarët kanë mundësi zgjedhje mes Bozos dhe Berishës” Rama ironik me kundërshtarët: Katastrofë! Jam i zhgënjyer

PDIU – Tiranë shprehet e bindur se rrugëtimi i kryeministrit, që e quan “rrumpallhane”, përfundon në 25 prill.

“Ndaj mblidh pëllumbat e mos u hallakat shumë nëpër bodrume pa ajër e pa substancë, por tejkalo veten dhe kupto njëherë e mirë që ishe i dështuar që në nisje dhe ky rrugëtim “rrumpallhane” që bërë me Shqipërinë e shqiptarët përfundon më 25 prill”, shkruan ndër të tjera dega e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në kryeqytet.

Reagim i PDIU Tiranë: Edvin Rama, rrugëtimi yt “rrumpallhane” me Shqipërinë e shqiptarët përfundon më 25 prill

Lideri i Surrelit Edvin Rama duke komentuar listat e fabrikuara në bodrumin e tij në Surrel ku edhe dielli hyn me pasqyra, ka përmendur sot kryetarin e PDIU-së z. Shpëtim Idrizi dhe znj. Mesila Doda, njërin si fosil të politikës e tjetrën si Desdemona e të tjera muhabete të dehurish nga pija, pushteti ose të tjera substanca stimuluese që të japin siguri sikur je më i forti, më i miri, e të ngjashme.

Ti Edvin, si një qenie pa gjak shqiptari, si njeri i gjatë në shtat dhe i shkurtër në shpirt e në mendime, duke ndjerë se pushteti yt i Facebook-ut dhe WhatsApp-it po mbaron, përgojon si kundërshtarët, ashtu edhe bashkëpunëtorët si Bushati, Leli, Musai, Xhafaj, etj. duke treguar pasiguritë e tua, makthin e tmerrshëm që të pret.

I pështirosur nga të gjithë, ke mashtruar, bullizuar, anatemuar kurdo dhe këdo që nuk bie pre e pazareve të tua, shantazheve, programeve të tua 3D, që edhe Elisa e “botës së çudirave” do t’i refuzojë pas 25 prillit se edhe ajo e kupton që koha jote ka përfunduar dhe kësaj radhe nuk ke më asnjë alibi.

Ndaj mblidh pëllumbat e mos u hallakat shumë nëpër bodrume pa ajër e pa substancë, por tejkalo veten dhe kupto njëherë e mirë që ishe i dështuar që në nisje dhe ky rrugëtim “rrumpallhane” që bërë me Shqipërinë e shqiptarët përfundon më 25 prill.

Në jetën e tretë merru me pëllumbat e Surrelit se punët e tjera nuk janë për ty. Shqipëria fiton duke të lënë ty në shtëpi në vetminë tënde të madhe. Kaq për sot!

Lexo edhe: “Llaxorja e lagjes” Doda-Ramës: Je nje e keqe më e madhe se tërmeti dhe se pandemia