Ibrahimi: Për mua SPAK duhet të merrej vetëm me funksionarët e lartë të shtetit, kemi propozuar ndryshime në disa ligje
Në një intervistë për gazetaren Keti Banushi në Ora News, kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi u shpreh se janë rreth 3 vite që organet e reja të drejtësisë janë në punë.
Ibrahimi tha se ai personalisht është për ndryshime më drastike dhe SPAK të merrej me cështje ku janë përfshirë funksionarët e lartë të shtetit.
Ibrahimi: Janë rreth 3 vite që organet e reja të drejtësisë janë në punë. Nga pikëpamja kojore jemi në kohën e duhur. SPAK ka më shumë se sa një vit në detyrë. Ndryshimet ligjore janë propozuar në disa drejtësi, ku njëri ka të bëjë me portofolin e çështjeve që trajtohen nga SPAK. Ky ka qenë një problem i perceptuar nga të gjithë që merrej me çështje të vogla. Kjo është një forcë elitë e përgatitur dhe e ngritur me shumë kujdes. Prandaj u perceptuar keq që të merret me çështje të vogla, prandaj ka një propozim për tu marrë me çështje që janë mbi 5 milionë lekë. Kjo është një përpjekje për t'i përqendruar drejt çështjeve që kanë rëndësi vërtetë.
Unë për veta do të isha më drastik që SPAK të merrej me çështje ku janë përfshirë funksionarët e lartë të shtetit. Ndryshimet janë të nevojshme në disa rrafshe. Ne si këshill kemi përgatitur një material paraprak për nevojën e ndryshimeve në reformën në drejtësi. Disa prej tyre gjenden në propozimin final që i është çuar Kuvendit. Unë mendoj se ka ende vend për disa rishikime, por tashmë është tepër vonë sepse nuk ka më tepër kohë.
Ibrahimi shtoi se KLP ka propozuar edhe disa pika lidhur me Vettingun e kandidatëve për prokuror që futen në shkollën e magjistraturës.
Ibrahimi: Ne propozuam lidhur me një aspekt të këshillit që ka të bëjë me Vettingun, kandidatëve për prokuror. Para se prokurorët të futen ne sistem ata duhet të kalojnë nga shkolla e magjistraturën ku bëhet përzgjedhja e kandidatëve. Këshilli bën një Vetting para se këta kandidatë të futen në shkollën e magjistraturës dhe pas saj,. Ne kemi sugjeruar që Vettingu të ketë s amë pak për të gjetur. Ligji i kërkon që para se të futesh në shkollën e magjistraturës, çdo duhet 3 vite eksperiencë, por ama të konsumohet pasi të mbarojnë shkollën e magjistraturës dhe të punojnë si ndihmës në gjykata. Kjo për të parandaluar fenomenin e korrupsionit, praktika e tyre të konsumohet pas shkollën së magjistraturës.