Ironia me listat e PD, Basha: Fytyra e Ramës sot fliste vetë. Si njeriu i varur nga litari i krimit
Në një komunikim me gazetarët, pak orë pasi bëri publike listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim i kthehu përgjigje ironive të kryeministrit Edi Rama lidhur me kandidatët e opozitës.
Sipas Bashës, fytyra e kryeministrit sot është përgjigja më e mirë.
Për kryetarin e opozitës, Rama është shkaktari kryesor që Shqipëria ka ngelur në baltë këto 8 vite.
Basha: Fytyra e Edi Ramës sot fliste vetë, nuk ka koment. Nuk është përgjegjësi e askujt tjetër përveç tij, që sot ishte si njeriu i varur nga litari i krimit që e mban në qafë prej 8 vitesh. Sot ai doli edhe njëherë para çdo shqiptari ashtu si është, peng i krimit, interesave të oligarkisë dhe shkaku kryesor i dështimit dhe ngecjes së Shqipërisë në baltë për 8 vite.
Para listës tonë të mbushur me njerëz me integritet, profesionistë të zotë, njerëz me eksperiencë dhe prurje të reja patëm sërisht hajdutët e këtyre 8 viteve dhe bandat me të cilat ka grabitur dhe shantazhuar qytetarët dhe bizneset, ka bërë ligje speciale për të grabitur arkën e shtetit.
Psikoterapia më e mirë për të do të jetë 25 prilli, dita kur Shqipëria do të çlirohet nga ai, edhe për ata socialistë që ndihen akoma të pengmarrur nga krimi brenda partisë tyre dhe brenda shtëpisë së tyre. Ata me kurajon që e kanë ngitur zërin dhe ata që presin çlirimin e Shqipërisë për të dhënë mendimin e tyre.
Lexo edhe: Basha ‘djeg’ deputetët e 2017, fshin gjysmën e ish grupit parlamentar