Ulen viktimat dhe infektimet, 13 vdekje, 629 raste dhe 661 në spitale

Gjatë ditës së sotme janë kryer 636 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20,911 vaksinime.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3197 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 629 qytetarë.

Po ashtu janë shëruar 897 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 76,784 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 661 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:

3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 57-85 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

257 raste në Tiranë, 48 raste në Shkodër, 24 raste në Lushnje, 22 raste në Librazhd, 21 raste në Durrës, 20 raste në Korçë, 19 raste në Elbasan, 18 raste në Berat, 17 raste në Fier, 16 raste në Lezhë, 14 raste në Vlorë, Mirditë, Kuçovë, 11 raste në Krujë,  Gjirokastër, 10 raste në Pogradec, 8 raste në Kavajë, Tepelenë, 6 raste në Kukës, Përmet, Malësi e Madhe, 5 raste në Mallakastër, Kolonjë, 4 raste në Devoll, Pukë, Kamëz, 3 raste në Kurbin, Divjakë, Prrenjas, Cërrik, 2 raste Rrogozhinë, Sarandë,  Dibër, Peqin, Memaliaj, Gramsh, Shijak, 1 rast në Has, Tropojë, Mat, Vau Dejës, Fushë- Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Skrapar,  Vorë, Poliçan, Dropull.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombët are për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (9 Mars 2021)

Raste të reja ditore       629

Të shëruar në 24 orë     897

Të shtruar në spitale      661

Humbje jete në 24 orë   13

Testime ditore               3197

Testime totale          495,041

Raste pozitive          114,209

Raste të shëruara       76,784

Raste Aktive                35,456

Humbje jete                1,969

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     23475

Fier        2546

Vlorë       1693

Durrës     1651

Shkodër   1337

Gjirokastër 1255

Korçë     881

Elbasan   701

Lezhë       702

Berat        553

Dibër      348

Kukës    314