Basha 'djeg' deputetët e 2017, fshin gjysmën e ish grupit parlamentar
Lista e kandidatëve për 25 prillin, kaloi pa asnjë debat në kryesinë e Partisë Demokratike e më pas edhe në Këshillin Kombëtar.
Lista drejtohet nga njerëz politik dhe pjesa e tjetër duket se vjen si përgjigje ndaj bazës, duke zgjedhur në shumicën e qarqeve njerëz të cilët vijnë me një lidhje natyrale me bazën.
Emrat risi nuk rezervuan ndonjë surprize, ajo që bëri lajm ishte fakti se shumë figura poltike u lanë jashtë apo u vendosen në atë që quhet prag i rrezikut.
Jashtë listës u la gjysma e grupit parlamentar që doli nga zgjedhjet e vitit 2017 e që dogjën mandatet në shkurtin e 2019.
Lexo me shume: Basha: PD, fitore plebishitare në 25 prill, kudo dëgjoj vetëm Rama ik!
Nga 39 deputetë që mori asokohe, 18 nuk janë fare në listën e kandidatëve ose janë në pjesën jo fituese të listës.
Për herë të parë pas 25 vjetësh Genc Pollo nuk do të jetë më deputet.
Ai sqaroi se "Vendosi të mos kandidojë për deputet pasi mundësitë e nuk i gjykoi të përshtatshme.”
Në listën e kandidatëve mungon Florion Mima, por mësohet se vetë Mima ka zgjedhur të mos jetë pjesë e Parlamentit.
1/3 e anëtarëve të kryesisë së PD ka mbetur jashtë listës se kandidatëve për deputet ose jashtë pozicioneve të sigurta.
Bie në sy se Lulzim Basha vendosi të mos e marrë parasysh vendimmarrjen e komisionit të njohur me emrin Ruli duke futur në listën e kandidatëve për deputet emra që ky komision i s’kualifikoi si Tritan Sheuh, Luan Baci, Lindita Metaliaj e Ervin Salianji.
I vetmi aleat që Lulzim Basha ka vendosur jashtë pjesës fituese të listës e që rrezikon të mos jetë më deputet, është kryedemokristiani Nard Ndoka, i cili renditet i 8 në Shkodër.
Lulzim Basha do të kryesojë Tiranën dhe parardhësi i tij Sali Berisha është pozicionuar i pesti në listën e kryeqytetit, listë e cila ka brenda edhe aleatët Mediu, Dule e Idrizi.
Në Lezhë në krah të Mark Markut, Basha caktoi analistin Agron Gjekmarkaj e nw Elbasan shkrimtaren Flutura Açka, dy figura që përbëjnë risitë kryesore të ekipit të Partisë Demokratike.