Kandidati i LSI-së, Sokol Skura, reagon pas arrestimit: Inskenimet ndaj meje nuk ndalojnë fitoren në 25 prill
Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Elbasanin, Sokol Skura, është lënë i lirë një ditë pas arrestimit nga policia për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.
Në një reagim në facebook pas lirimit, Skura thotë se askush nuk e pengon fitoren tone ne 25 prill.
"Inskenimet dhe makinacionet e kryera ndaj personit tim dhe familjes time nuk me ndalojne ne fitoren e sigurte" shkruan ai.
Më tej nënvizon se "për te gjitha shantazhet e kryera ne rrethin tone ndaj qytetareve, dashamiresve dhe simpatizateve", se shpejti do të ketë një dalje për mediat për ti bërë publike.
Sokol Skura renditet i pesti në listën e LSI për qarkun e Elbasanit, ndërsa kryesimin e ka vetë Monika Kryemadhi.
Lexo edhe: Arrestohet kandidati i LSI-së për deputet në Elbasan, drejtonte mjetin i dehur