“Llaxorja e lagjes” Doda-Ramës: Je nje e keqe më e madhe se tërmeti dhe se pandemia

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda i është përgjigjur ashpër kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit gjatë një dalje të sotme për mediat, e quajti "Desdemona".

"Unë nuk marr përsipër të lidh ty me zinxhirë…është një punë që duhet ta bëjë Ofelia që ke në shtëpi, po marr përsipër të kryej çdo akt ligjor që ty të të dërgojë prapa hekurave për dëmin e madh që i ke bërë këtij vendi", shprehet ndër të tjera numri dy i PDIU.

Sipas Dodës, kryeministri është një e keqe më e madhe se tërmeti dhe më e madhe se pandemia, ndërsa zotohet se do të ndërmarrë çdo akt për ta vendosur pas hekurave, për dëmet, që sipas saj, i ka shkaktuar vendit.

Reagimi i plotë i Mesila Dodës:

Llaxorja e lagjes hapi gojen... tani e paska zene edhe me grate... ne fakt per ty s'do harxhoja kohe te shkruaja as dy rreshta... nje langaraq burre si ty qe pergojon te madh e te vogel, njerezit duhen vetem ta percmojne, por kryeministri i vendit tim qe sillet si me i fundit llafazan tavolinash meriton vetem dy fjale. Je i mjere o i zi... je i mjere se ke vetem nje mendim fiks ne koken tende... pushtetin.

Dhe cilido qe eshte mes teje dhe pushtetit meriton te fyhet e pergojohet... je mjeran burre qe vendin e ke ne rrethin me te fundit te turpit te historise... kam nje lajm per ty. Une nuk marr persiper te lidh ty me zinxhire... eshte nje pune qe duhet ta beje Ofelia qe ke ne shtepi,... po marr persiper te kryej cdo akt ligjor qe ty te dergoje prapa hekurave per demin e madh qe i ke bere ketij vendi.

Ti je nje e keqe me e madhe se termeti, me e madhe se pandemia, sepse je nje e keqe me vetdije por ke nje date limit sot... 25 prillin. Pas kesaj ti jo vetem do jesh humbes por do jesh pergjegjes per demet katastrofike qe ke sjelle ne kete vend. shpresoj fort qe ate dite nuk do na sjellesh raportin mjeksor qe je i papergjegjshem per veprimet e tua sepse vuan nga patologji te renda te trurit

Lexo edhe: “Qytetarët kanë mundësi zgjedhje mes Bozos dhe Berishës” Rama ironik me kundërshtarët: Katastrofë! Jam i zhgënjyer