Efektivi i policisë së burgjeve gjendet i vrarë, dyshohet për vetëvrasje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2021, 15:31
Një efektiv i policisë së burgjeve dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri në Tiranë.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në zonën e Ali Demit.
Ilirjan Lezo 47 vjeç ishte punonjës policie i burgjeve.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë: "Më datë 09.03.2021, rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në Ali Dem, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi I. L., 47 vjeç."