Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e PR-së për tubimet, kërkesë Komitetit Teknik të rishikojë afatet

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Republikane për të lejuar tubimet elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Lexo edhe: Mediu padit urdhrin e Ramës në Kushtetuese: Po karantinon opozitën në fushatë

Sipas dokumentit, Gjykata Kushtetuese detyron Komitetin Teknik të Ekspertëve që të rishohë kohëzgjatjen e kufizimeve brenda një jave nga shpallja e vendimit.

Komitetit Teknik ka vendosur muajin e kaluar vijimin e kohëzgjatjes së kufizimeve, që parashikon ndalimin e tubimeve elektorale, por tashmë që fushata ka filluar për zgjedhjet e 25 prillit.

Pritet të shihet çfarë do të vendosë Komiteti Teknik.