Basha: Dhuna familjare, një problem i tmerrshëm. Shkaktarë kriza ekonomike e modeli "Rama"

"Shqipëria europiane është Shqipëria ku burrat dhe gratë janë të barabartë kudo".

Kështu u shpreh gjatë konferencës për shtyp kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas kryedemokratit, pa iu dhënë fuqi nënave, motrave, gruas shqiptare, Shqipëria nuk do të ecë përpara.

Ndërsa shtoi se dhuna në familje është rritur, jo vetëm për shkak të krizës ekonomike por edhe të modelit që ofron kryeministri Edi Rama dhe njerëzit me të cilët ai ka bashkëpunuar dhe qeverisur këto 8 vjet.

Lexo edhe: Basha: Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon

Lulzim Basha: “E thashë edhe më 8 mars, por nuk duhet të kujtohemi vetëm në 8 mars. Pa iu dhënë fuqi nënave, motrave, gruas shqiptare, Shqipëria nuk do të ecë përpara. Një nga dallimet mes shoqërive të përparuara dhe atyre të prapambetura është pabarazia gjinore. Vendet e pabarazisë gjinore shpeshherë përdorin makijazhet dhe truket, që Rama i ka përdorur gjatë këtyre tetë viteve. Gratë shqiptare nuk e besojnë, as unë nuk e besoj.

Por një gjë i garantoj: çdo nënë, çdo grua, që unë kurrë nuk do ti përdorë si makijazh, nuk është ky raporti im. As si fëmijë në raport me nënën time dhe gratë e tjera të familjes sime. As si bashkëshort, as si prind, as si koleg. Nuk është kjo kultura ime familjare dhe nuk është ky formimi im. Vendosmëria ime është Shqipëria evropiane dhe Shqipëria evropiane për mua është që gruaja dhe burri shqiptar të ndjehen të barabartë kudo ku ndodhen. Në dhomën e ndenjes ku dhuna familjare po bëhet një problem i tmerrshëm për shkak të krizës ekonomike kryesisht por edhe për shkak të sjelljes agresive të modeleve, që nga modeli i Edi Ramës dhe modelet e atyre që ka bashkëpunuar dhe ka bashkëqeverisur këto tetë vite".

Lexo edhe: Ironia me listat e PD, Basha: Fytyra e Ramës sot fliste vetë. Si njeriu i varur nga litari i krimit