Shqipëria 1 vit pandemi covid-19: Ende 35 mijë raste aktive, s'ka shifra të sakta për viktimat
Një vit më parë në Shqipëri u shënuan infektimet e para me koronavirus. Në një vit pandemi, përveç mijëra qytetarëve, vendi ynë ka humbur edhe 43 mjekë dhe infermiere dhe 24 efektivë policie që janë infektuar gjatë kryerjes së detyrës.
Numri total i viktimave është o paqartë pasi ministria e Shëndetësisë lë jashtë evidencave të saj rastet e të vdekurve në shtëpi.
Fatalitete ka pasur edhe mes mësuesve, por shifrat zyrtare nuk i publikon asnjë institucion shtetëror
Në 11 mars 2020 në Shqipëri u shënua viktima e parë nga covid dhe një vit më pas ministria e Shëndetësisë raporton 1956 të vdekur edhe pse shifra mund të jetë edhe më e madhe, pasi nuk përfshin vdekjet nga covid në banesë.
E paqartë mbetet situata edhe për infektimet e fëmijëve, pasi i vetmi komunikim zyrëtar është humbja e jetës së foshnjes 16 muajshe më 20 nëntor 2020.
Dy infektimet e para të cilësuara si rastet zero, ishin babë e bir që mbërritën nga Italia e pas tyre shumë të tjerë u infektuan me virusin e rrezikshëm. Shifrat po shtoheshin dita ditës, deri sa një vit më pas raportohen për mbi 35 mijë të infektuar aktivë dhe më shumë se 75 mijë qytetarë të shëruar.
Në 12 mars qeveria vendosi karantinë në të gjithë vendin, ndërsa më pas bëri një ndarje mes zonave të kuqe dhe të gjelbra, ku prej fillimit dhe tani Tirana vijon të jetë vatra më e rrezikshme.
Rastet e shtuara të personave që kishin nevojë për trajtim spitalor bënë që msh të vendos për hapjen e disa spitaleve të tjera covid, vec infektivit, dhe aktualisht janë 7 përfshirë edhe 3 në rrethe.
Pikun e tij koronavirusi e shënoi në 9 shkurt më numrin më të lartë të infektimve ditore, 1239 qytetarë të prekur, ndërsa humbjet e jetëve nuk kanë shkuar më shumë se 21 në ditë.