Ja kundërshtari i parë që uron Vetëvendosjen për fitoren

Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prishtinës, është i pari që uron Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhjet e sotme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish anëtari i VV-së shprehet se zgjedhjet e sotme ishin një shembill qytetarie dhe demokracie.

Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike. Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdhaja që i ka në këto momente Republika e Kosovës”, thuhet në postim.

Sipas Exit Polleve të para pas përfundimit të procesit zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ndërkohë lideri i VV-së, Albin Kurti i ka bërë thirrje simpatizantëve për vetëpërmbajtje.

Lexo edhe:

Exit Polls: Vetëvendosje fiton thellë zgjedhjet. Ja si ndahen vendet në Kuvend