SHKSUK-ja kritika KQZ-së: Pacientëve nuk po u mundësohet të ushtrojnë të drejtën e votës
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka kërkuar nga KQZ mundësinë e votimit për pacientët në klinika.
ShSKUK njofton se sipas kërkesës së KQZ, ka dorëzuar prej kohësh të gjitha listat me pacientët e shtrirë në klinika dhe spitale.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, shpreh shqetësimin se pacientëve të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), nuk po u mundësohet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, shkruan ShSKUK në llogarinë e tyre në Facebook.
Madje, ky institucion ka kërkuar nga KQZ-ja që të reagojë menjëherë në mënyrë që të krijojë mundësi që pacientëve në fjalë t’iu mundësohet votimi.
“ShSKUK kërkon nga KQZ që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të mundësuar votimin e pacientëve të shtrirë në klinika dhe spitalet e përgjithshme, po ashtu ta mundësojë edhe votimin e stafit shëndetësor që sot janë në vendet e tyre të punës”.