Mbyllen votimet në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2021, 19:05
Është mbyllur në ora 19:00 procesio i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Procesi nisi në ora 07:00 në një mot të acartë me temperatura nën zero dhe nën frikën e Covid-19.
Në garë morën pjesë 28 subjekte, të cilat garuan për 120 vendet në Kuvendin e Kosovës.
Të drejtën e votës e kanë patur rreth 1.8 milion qytetarë, ndërsa kujtojmë se Kushtetuta e Kosovës i garanton 10 mandate minoritetit serb dhe 10 të tjera për pakicat kombëtare.
Në orën 19:30 KQZ do të dalë në një konferencë për shtyp ku do të raportojë rreth pjesëmarrjes në votime dhe vijëmësinë e procesit.