VIDEO/ “Oj ti çikë ma se dhëmbët t’i thej, lësho fletën”/ Qytetari kërcënon komisioneren në Lipjan
Një komisionere në qendrën e votimit në shkollën e mesme “Ulpiana” në Lipjan të Kosovës është kërcënuar nga një qytetar.
Rasti në fjalë konfirmohet edhe nga Policia e Kosovës, e cila ka marrë masën e ndalimit për 48 orë ndaj 40-vjeçarit.
“Ndaj të dyshuarit F. Sh mashkull, 40 vjeç, pas, trajtimit të rrethanave të rastit policia ka shqiptuar masën e arrestit dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njejti dërgohet në mbajtje prej 48 orësh”.
Ndërkohë në një video të publikuar nga kallxo.com, dëgjohet se si qytetari kërcënon komisioneren me fjalët:
“Oj ti çikë ma se dhëmbët t’i thej, lësho fletën”, i drejtohet qytetari, kryesueses së vendvotimit ndërsa nga dora i kap një letër që po mbante ajo.
“Hej rri urtë as një zë mos ta ni a u morëm vesh, idiotka. Po të kallëzoj pasha fmijtë që i kam nuk jeton, ndëgjom mirë çka po të them. Kush je more ti. O ti nuk guxon me e prek, mos e prek (deri sa merr fletoren ku shënohen parregullsitë dhe e hudh në tokë”